Finalja e Red Bull Paper Wings 2012

dardanmiftari | Tuesday, March 27, 2012 | 0 Komente

Në palestrën e sportit në Pallatin e Rinisë dhe Sportit të mërkurën (28 mars) nga ora 18:00 do të zhvillohet Kampionati i Aeroplanëve prej Letre, Red Bull Paper Wings.

Ky kampionat sportiv për studentët zhvillohet për herë të dytë në Prishtinë, pas konkurrimit në vitin 2009, ku fituesit nga Kosova morën pjesë në finalen botërore të Red Bull Paper Wings në Austri.

Edhe këtë vit ata do të konkurrojnë në tri disiplina:

1. Distanca më e gjatë e përshkuar
2. Koha më e gjatë në ajër
3. Fluturimi më akrobatik

Fituesit e vendit të parë në secilën disiplinë do të marrin pjesë sërish në finalen botërore të Red Bull Paper Wings, që do të zhvillohet në maj në Hangar-7, Salzburg, Austri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...