Gibbs: Walcott më i miri në Ligë

dardanmiftari | Tuesday, March 27, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Arsenalit, Keiran Gibbs, thotë se Theo Walcott po e dëshmon veten si anësori më i mirë në Ligën Premier.

“Për mua, po [ai është anësori më i mirë në vend]. Më mirë ta them kështu, nuk do të doja të luaja kundër tij”.

“E kam përcjellë atë shumë kur ai erdhi për të parën herë në klub, është kënaqësi dhe nder të luaj me të. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

“A është një prej miqve të mi më të mirë dhe është një djalosh i klasit. Ai është shembull, e merr punën vërtet me shumë seriozitet dhe është djalosh shumë i mirë”, ka thënë Gibbs.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...