Guidolin: Nuk më ka kontaktuar Interi
Trajneri i Udineses, Francesco Guidolin, ka deklaruar se askush nga Interi nuk ia ka ofruar postin e trajnerit.
Zikaltrit pritet ta shkarkojnë Claudio Ranierin në fund të sezonit aktual, ndërsa është spekuluar se Guidolin mund ta marrë drejtimin e Nerazzurrëve.
“Siç kam thënë disa herë deri më tani, asnjëherë nuk jam kontaktuar nga Interi”.
“Mund të konfirmoj se Udinese do të jetë klubi i fundit që do ta drejtoj në Itali”, ka thënë 56-vjeçari.
Category: Futboll
0 Komente