Heynckes në largim e sipër

dardanmiftari | Wednesday, March 07, 2012 | 0 Komente

Bayern Munichu është duke u përgatitur që ta ndërrojë trajnerin gjatë verës, meqë drejtuesit e klubit përballen me frikën se do ta përfundojnë sezonin e dytë radhazi pa trofe.

Jupp Heynckes ka marrë shumë kritika kohët e fundit, ndërsa Bild raporton se ai ka dy javë në dispozicion për t’i ndryshuar gjërat, përndryshe do të shkarkohet në fund të sezonit aktual.

Trajneri i Borussia Monchengladbachut, Lucien Favre, është i pëlqyeri i shefit ekzekutiv të Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Ndërkohë, presidenti Uli Hoeness është duke menduar për trajnerin Hannoverit, Mirko Slomka.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...