Hoeness kritikon Realin dhe Barçën
Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, ka thumbuar rëndë sjelljen e Real Madridit dhe Barcelonës krahas ekipeve tjera në kampionatin spanjoll, duke thënë se këto dy ekipe interesohen vetëm për sukseset e tyre dhe nuk brengosen fare për nivelin e futbollit spanjoll.
“Për mua kjo është qesharake, është e pa menduar. Ne në Gjermani i kemi paguar me miliona euro spanjollëve për të dalë nga ‘m*ti’ dhe më pas klubet shmangen nga pagesa e borxheve për shkak të yjeve si Ronaldo apo Messi. Kjo nuk duhet të jetë kështu”.
“Vetëm Real Madridi ka më shumë borxh se sa të gjitha ekipet e Bundesligës së bashku”, u shpreh Hoeness.
Category: Futboll
0 Komente