Ibra kthehet me het-trik (VIDEO)
Milani ka regjistruar fitore prej 4-0 si mysafir i Palermos në takimin e të shtunës mbrëma që u zhvillua në Stadio Renzo Barbera.
Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Zlatan Ibrahimovic, i cili u kthye në mënyrën më të mirë të mundshme pas suspendimit.
Sulmuesi suedez i dha fund takimit që në pjesën e parë duke realizuar tre gola (21’, 31’ dhe 35’). Në dy golat e parë asistoi Robinho, ndërsa në të tretin Urby Emanuelson.
Në gjysmën e dytë, Rossonerët shënuan edhe një herë, ndërsa realizues ishte Thiago Silva (58’).
Pas kësaj fitoreje, Milani ka katër pikë më shumë se Juventusi që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon kundër Chievos, por Bianconerët kanë edhe një tjetër ndeshje të pazhvilluar.
Category: Futboll
0 Komente