Ibrahimovic: Do ta eliminojmë Juven

dardanmiftari | Monday, March 19, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, mezi pret ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit.

Skuadra nga San Siro u mposht me rezultat 2-1 në shtëpi në ndeshjen e parë të zhvilluar në shkurt, por Ibra beson se Rossonerët do ta përmbysin rezultatin në ndeshjen e të martës në Juventus Stadium.

“Ne do të shkojmë në Torino për t’u kualifikuar në finale. Ne e dimë se do të jetë vështirë, por është e mundshme dhe ne duam të kalojmë më tej”, citohet të ketë thënë Ibrahimovic për Aftonbladet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...