Kombëtarja shqiptare miqësore me Spanjën

dardanmiftari | Thursday, March 01, 2012 | 0 Komente

Lojtarët e Shqipërisë Pas kërkesave të shumta të Federatës Shqiptare të Futbollit, më në fund duket se Federata Spanjolle ka pranuar që kombëtarja kuqezi të zhvillojë një takim miqësor me “Furinë e Kuqe”.

Takimi do të zhvillohet më 30 maj. Presidenti i Federatës Spanjolle që ka dhënë OK-ejin, ka kërkuar që ndeshja të luhet jo në Shqipëri, por në Zvicër dhe federata jonë e ka pranuar kushtin.

Kjo do të jetë sfida e katërt midis dy përfaqësueseve tona, ku Spanja ka fituar në të tria, madje në një rast me rezultatin e thellë 9-0, një herë tjetër 5-1 dhe në një rast në “Qemal Stafa” me rezultat 2-1.

Sidoqoftë, fakti që do të luajmë me kampionët në fuqi të botës është një eveniment për kombëtaren tonë, që në Zvicër do të ketë mbështetjen e mijëra tifozëve shqiptarë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...