Lahm, Badstuber dhe Kroos nuk janë në shitje
Toni Kroos, Holger Badstuber dhe Philipp Lahm do të jenë pjesë e skuadrës së Bayern Munichut në sezonin e ardhshëm.
Tre lojtarët gjermanë kanë tërhequr vëmendjen e top-klubeve evropiane, mirëpo bavarezët kanë reaguar shpejtë për të mohuar mundësinë e largimit.
Goal.com raporton se Lahm është në planet e Barcelonës, Badstuber kërkohet nga Chelsea, ndërsa Interi përcjell situatën e Kroos.
Sidoqoftë, vendimi i drejtuesve të Bayernit është se asnjë nga lojtarët kyçë nuk do të largohet dhe se të gjitha ofertat do të refuzohen.
Category: Futboll
0 Komente