Mancini: Unë jam për t’u fajësuar

dardanmiftari | Friday, March 16, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka marrë mbi supe fajin për eliminimin e skuadrës së tij nga Europa League nga Sporting Lisbona.
City e pa veten në disavantazh 2-0 gjatë ndeshjes së mbrëmshme (3-0 nga të dyja ndeshjet), por arriti të rikthehet për të fituar në fund me rezultat 3-2 (barazim 3-3 nga të dyja ndeshjet), që nuk ishte i mjaftueshëm për kualifikim, për shkak të golave në udhëtim të ekipit kundërshtar.

“Në pjesën e parë ne nuk luajtëm, por unë jam menaxher dhe nuk është faji i lojtarëve, por i imi – mbase bëra gabim. Lojtarët bënë gjithçka dhe luftuan në fushë. Kur një menaxher nuk përgatitet mirë për ndeshjen, ndodh kjo”.

“Kur e humb një takim mendoj vetëm se pse e humba dhe mendoj se ku bëra gabime. Kuptova se ne kemi lojtarë të mëdhenj, por në futboll çdo ndeshje është e vështirë dhe në Europa League dhe Champions League është edhe më vështirë, pasi çdo skuadër luan për të fituar”.

“Ndonjëherë ne bëjmë gabime, por menaxheri është personi i cili gjithmonë përgatitet për ndeshje, dhe mbase bëri disa gabime për të dyja këto ndeshje”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...