Materazzi: Më dhemb zemra kur e shoh Interin kështu
Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka deklaruar se ndjehet shumë keq për situatën në të cilën gjenden Nerazzurrët këtë edicion dhe mendon se ata nuk do të arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
“Zemra ime më dhemb. Nuk mund të duroj që ta shoh Interin të këtillë”.
“Tash janë shumë skuadra përpara tyre dhe shumë pikë janë humbur”.
“Nëse e kalojnë Marseillen, do të jetë më lehtë që të arrijnë në finale të Ligës së Kampionëve dhe pastaj të zënë vendin e tretë”, ka deklaruar Materazzi për Gazzetta dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente