Messi nuk dëshiron fanellë tjetër

dardanmiftari | Saturday, March 17, 2012 | 0 Komente

Lionel Messi ka deklaruar se skuadra aktuale e Barcelonës është më e mira në histori dhe se planifikon ta përfundojë karrierën në Camp Nou.

“Qëllimi im gjithmonë ka qenë të qëndroj te Barcelona dhe ta përfundoj karrierën time këtu”.

“Siç kam thënë gjithmonë, askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por nëse më takon mua që të vendos, do të qëndroja te Barcelona për pjesën e mbetur të karrierës”.

“Nuk i kam parë ekipet e mëdha për të cilat flasin njerëzit se kanë ekzistuar gjatë historisë. Për shkak të moshës sime, nuk kam mundur t’i shoh ekipet e mëdha me të cilat krahasohemi”.

“Por nga ajo që kam parë, mendoj se Barcelona është më e mira, megjithatë nuk mund ta bëj një krahasim real, sepse nuk di sa duhet për të tjerët”, ka thënë argjentinasi për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...