Milito: Do ta eliminojmë Marseillen
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, është i bindur se Nerazzurrët do të mund ta përmbysin disavantazhin 1-0 nga ndeshja e parë dhe të kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ne jemi të bindur se mund ta përmbysim rezultatin. Ne kemi luajtur shumë mirë në ndeshjen e parë dhe nuk kemi merituar të humbasim. Ne jemi të sigurt se mund të fitojmë me ndihmën e tifozëve tanë”.
“Jemi të sigurt se ende mund t’ia dalim mirë në Ligën e Kampionëve. Sigurisht, është një garë tjetër. Nëse ne kalojmë këtë rund, do të jemi në mesin e top tetë ekipeve në Evropë”, ka thënë Milito.
Category: Futboll
0 Komente