Mourinho kërkon fitore ndaj Osasunas

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, pret një ndeshje të vështirë ndaj Osasunas në Pamplona.
“Pres që Osasuna të luajë siç luan gjithmonë. Ata luftojnë, janë agresivë, luajnë një lojë përpara dhe kanë mbështetjen e publikut”.

“Është shumë e vështirë për të gjitha ekipet që luajnë në Pamplona, por ne duam të fitojmë sepse duam t’i arrijmë objektivat tona”.

“Kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për t’u luajtur dhe kjo është e para nga to, ne duam të fitojmë. Thjeshtë do të mundohemi të bëjmë një paraqitje të mirë”, ka deklaruar portugezi para gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...