Mourinho: Mund të kthehem te Interi

dardanmiftari | Wednesday, March 28, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka zbuluar se ai kurrë nuk do të përjashtonte një rikthim në “shtëpinë e tij”, Inter.

Portugezi udhëhoqi Nerazzurët drejt tre titujve në vitin 2010, para se të transferohet në Santiago Bernabeu.

Megjithatë së fundi është folur për një largim të Mourinhos nga Bernabeu gjatë verës dhe është përfolur edhe për një rikthim të tij në Giuseppe Meazza. Gjatë një prononcimi për këtë çështje, Mourinho nuk e ka mohuar mundësinë e rikthimit, edhe pse ka propozuar që klubi italian të rikthejë edhe drejtorin teknik Gabriele Oriali.

“Interi është shtëpia ime; një rikthim në shtëpi është gjithmonë i mundshëm. E njëjta është edhe me ‘Lele’ – ai duhet të shkojë në shtëpi”, ka thënë portugezi për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...