Mourinho përplaset me lojtarët?

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Lojtarët e Real Madridit besohet të mos kenë dëgjuar urdhrat e Jose Mourinhos pas barazimit kontravers ndaj Villarrealit të mërkurën e kaluar në El Madrigal, duke ngritur edhe njëherë shumë dyshime mbi harmoninë te klubi mbretëror.

El Pais shkruan se pasi u përjashtuan pesë lojtarë dhe pjestarë të stafit të Real Madridit në atë takim, Mourinho urdhëroi lojtarët që të ankohen për referimin.

“Tani duhet të dilni dhe t’u tregoni mediave se gjyqtari na ka vjedhur dy pikë”, besohet të ketë thënë Mourinho.

Por, përderisa Cristiano Ronaldo dhe Pepe ishin të pajtimit, lojtarë tjerë seniorë të ekipit e refuzuan kërkesën e trajnerit, me njërin prej tyre që besohet të jetë përgjigjur: “Ajo që duhet të bëjmë është të luajmë futboll më të mirë”.

Tejet i nervozuar, Mouirnho u largua nga zhveshtoret e El Madrigal duke i lënë lojtarët në dorë të Aitor Karankas.

Raportohet po ashtu se kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas dhe Sergio Ramos kanë mbajtur një takim të enjtën e kaluar me lojtarët tjerë pa pjestarë të stafit drejtues. Të gjithë u pajtuan që ankimi për gjyqtarët është i pa dobishëm për ekipin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...