Neymari e ka zgjedhur Barcelonën?

dardanmiftari | Tuesday, March 20, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Santosit, Neymar, nuk do t’i bashkohet Real Madridit në të ardhmen, porse ka vendosur që kur të largohet nga Brazili ta veshë fanellën e Barcelonës.

Sipas Goal.com, e gjithë kjo thuhet të ketë ndodhur për shkak të qëndrimit të presidentit të Los Blancos, Florentino Perez, i cili gjatë një konference për media pati deklaruar se nuk i garanton 20-vjeçarit vend në formacionin bazë.

Kjo ka ndodhur verën e kaluar, kur Mbretërit kanë qenë afër transferimit të Neymar, por fjalët e shefit të klubit madrilen kanë bërë që sulmuesi të vazhdojë qëndrimin te Santosi.

Ende nuk dihet se kur do të vendose braziliani të transferohet në Evropë, por thuhet se është pothuaj është e sigurt që destinacioni i tij do të jetë Camp Nou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...