Një mik i Abidal, i gatshëm t’ia ofrojë mëlçinë
Një mik nga fëmijëria i Eric Abidal është i gatshëm që të veprojë si dhurues për procedurën e transplantimit të mëlçisë së mbrojtësit të Barcelonës.
Të enjten është njoftuar se francezi, i cili ka tumor në mëlçi, do t’i nënshtrohet sërish operacionit.
Sipas ABC, një mik i vjetër i Abidal që ka grupin e njëjtë të gjakut me mbrojtësin, është shprehur i gatshëm që t’ia dhurojë një pjesë të mëlçisë së tij 32-vjeçarit.
Gazeta po ashtu shkruan se ekzistojnë shqetësime serioze nëse Abidal do të mund t’i kthehet sërish futbollit pas kësaj ndërhyrjeje kirurgjike.
Category: Futboll
0 Komente