Peja triumfon në derbi

dardanmiftari | Saturday, March 24, 2012 | 0 Komente

Peja ka dalë fituese e derbit të kësaj jave në basketboll duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 75-71.

Të dyja skuadrat vinin nga fitoret në xhiron e kaluar, ku Peja e kishte mposhtur Kosovën (98-71), ndërsa Sigal Prishtina e kishte mundur Bashkimin (75-59).

Vendasit luajtën më mirë dhe u duk se do ta fitonin me lehtësi ndeshjen, mirëpo kah fundi gjërat u dramatizuan. Basketbollistët e Pejës nuk u treguan të vëmendshëm dhe për pak sa nuk e dërguan sfidën në vazhdime.

Megjithatë, mysafirët nuk arritën që të tregoheshin efikas në të gjitha rastet që patën, ashtu që dolën të mposhtur.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...