Podolski te Arsenali për 10 milionë euro

dardanmiftari | Friday, March 02, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Kolnit, Lukas Podolski, mund të kalojë te Arsenali për vetëm 10 milionë euro, gjithnjë sipas Express, që shkruan se sulmuesi gjerman ka një klauzolë me klubin e tij aktuale.

26 vjeçari është lidhur me një kalim te Arsenali, pasi ka arritur marrëveshjen kontraktuale me klubin nga Londra. Sidoqoftë, ka mbetur vetëm finalizimi i transferimit, që mund të bëhet për vetëm 10 milionë euro.

Sipas Bild, Podolski do të nënshkruajë një kontratë 10 vjeçare me Arsenalin dhe do të paguhet 6 milionë euro në vit, që është pothuajse dyfishi i pagës së tij aktuale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...