Puyol: Me tifozët eliminojmë Milanin

dardanmiftari | Friday, March 30, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, u ka bërë thirrje fansave që të përkrahin ekipin e tyre të zemrës drejt një fitoreje në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Camp Nou.
Puyol i ka ndihmuar Barcelonës që të mbajë portën të pastër në San Siro dhe beson se tifozët katalanas mund të ndihmojnë ekipin e tyre të kualifikohet.

“Do të jetë një prej ndeshjeve më të mira. Ata janë në dijeni për atë që është në lojë dhe jam i sigurtë se ata do të jenë me ne që nga minuta e parë”, ka deklaruar Puyol.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...