Reali deklason Osasunën

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Osasuna është shkatërruar totalisht nga Real Madridi dhe atë në mes të Pamplonas, me rezultat 5-1, një sfidë që vërtetoi edhe njëherë formën e jashtëzakonshme të cilën është duke e kaluar klubi mbretëror spanjoll.

Ishte kjo një ndeshje mjaft interesante, me shumë gola dhe aksione të bukura të ekipit mysafir, që shfaqi fuqinë e vërtetë.

Gjithçka mbaroi ende pa filluar si duhet. Pas një harkimi hyjnor nga Cristiano Ronaldo, topin për mrekulli e pranoi Karim Benzema për ta shndërruar atë në një raketë franceze që pothuajse nuk e vrau portierin e Osasunës, duke realizuar për 1-0 pas vetëm shtatë minutash lojë. Ky gol është vërtet i pa përshkrueshëm.

Në vazhdim Reali dominon takimin dhe vazhdon të jetë në kërkim të golave. Sa për t’iu bashkuar festës me kolegun e tij, Cristiano Ronaldo sikurse në lagjen e tij, nga 35 metra pa problem lansoi një prellë e cila e tronditi përsëri portierin e Osasunës, por kësaj radhe për 2-0 (37’). Goli i parë ishte i pa përkrueshëm, kurse goli i Ronaldos sigurisht ju ka lënë pa koment.Golat e bukur nuk u ndalën. Pas një aksioni mirë të realizuar nga Marcelo, ishte Gonzalo Higuain ai që zyrtarizoi traumatizimin e portierit të Osasunës, duke e parabolluar këtë të fundit për 3-0 (40’).

Pjesa e dytë ishte diçka më e qetë...nëse vërtet ka qenë e tillë. Me të filluar pjesa e dytë, Roversio lansoi një harkim të bukur në zonë për Ninon, i cili kërceu mbi Arbeloan për të shënuar golin e nderit për 3-1 (48’) dhe shpresën e tifozëve për ndonjë rikthim epik.

Për rikthimin epik të paramenduar nga tifozeria në Pamplona ishte plotësisht i pa interesuar Cristiano Ronaldo, i cili në minutën e 70-të e shënoi golin e 37-të këtë sezon në La Liga për 4-1.Se një double-double mund të ekzistojë edhe në futboll, këtë sërish na vërtetoi sulmuesi më i mirë në botë. Ronaldo kompletoi edhe asistimin e dytë të takimit për golin e dytë të Higuainit, që ishte dhe rezultati përfundimtar i këtij takimi prej 5-1.

Me këtë fitore Real Madridi mban kreun në La Liga me 78 pikë dhe pret Barcelonën që në ora 22:00 zhvillon takimin ndaj Athletic Bilbaos sa për të mësuar distancën e pikëve pas këtij takimi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...