Sneijder i lënduar në kofshë
Interi ka konfirmuar se mesfushori Wesley Sneijder ka pësuar një lëndim në kofshë gjatë fitores së ‘keqe’ prej 2-1 ndaj Marseille të martën mbrëma në Giuseppe Meazza.
“Një zgjatje në kofshën e djathtë është diagnoza e stafit mjekësor, ndërsa zgjatja muskulore u zbulua pas një testi në mëngjes”, shkruan në një komunikatë të klubit italian.
Nuk dihet ende nëse Sneijder do të mungojë në ndonjë prej ndeshjeve të Interit, por debutimi i përforcimit nga Porto, Fredy Guardin, duket se po afrohet pasi kolumbiani u stërvit rregullisht me skuadrën të enjtën.
Category: Futboll
0 Komente