Tifozët e Realit: Mungon atmosfera në Bernabeu

dardanmiftari | Saturday, March 17, 2012 | 0 Komente

Presidenti i grupit kryesor të tifozëve të Real Madridit, Rufino Garcia, ka pranuar se Jose Mourinho ka pasur të drejtë kur ka kritikuar atmosferën jo në nivel në Santiago Bernabeu.

Tekniku portugez ka kritikuar ashpër tifozët e Real Madridit për mungesën e entuziazmit dhe të vërshëllimit të ekipit, ndërsa Rufino Garcia është pajtuar plotësisht me pohimet e ish-bosit të Interit.

“Mourinho ka pjesërisht të drejtë. Shumë tifozë shkojnë në stadium sikurse të ishte operë ose shfaqje teatrale dhe vërshëllejnë në gabimin e parë. Në këtë sens ai ka të drejtë, por ne po ashtu duhet të kujtojmë çmimet e biletave. Ndaj CSKA Moskës kishte 10 mijë ulëse të zbrazëta për shkak të çmimeve të larta të biletave”.

“Mourinho mund të sigurohet se ndaj Bayernit, në gjysmëfinalen që supozojmë se do ta zhvillojmë ndaj klubit gjerman, Santiago Bernabeu do të jetë ferr. Ne jemi gjithmonë aty kur ekipi ka nevojë për ne”, ka thënë Garcia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...