UEFA suspendon Wengerin për tre ndeshje
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është ndëshkuar me rreth 40 mijë euro dhe është suspenduar për tre ndeshje nga UEFA për shkak të sjelljeve të tij në fitoren 3-0 ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e tij kishte nevojë për një fitore 4-0 për të çuar ndeshjen në kohë shtesë, por nuk ishte e aftë të shënojë golin e katërt vendimtare, pavarësisht se shënoi tre gola në pjesën e parë.
“Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është suspenduar për të ushtruar funksionin e tij për tre ndeshje në garat e UEFA-së nga Trupa Kontrolluese dhe Disiplinare e UEFA. Wenger po ashtu është ndëshkuar me 40 mijë euro.”, shkruhet në faqen e UEFA-së.
Francezi ishte suspenduar për dy ndeshje nga UEFA edhe më herët gjatë këtij sezoni, pasi Topçinjtë u kualifikuan për në fazën grupore duke eliminuar Udinesen.
Category: Futboll
0 Komente