Valdano: Maradona më artistik se Messi

dardanmiftari | Thursday, March 22, 2012 | 0 Komente

Ish-lojtari i përfaqësuese së Argjentinës, Jorge Valdano, ka thënë se Diego Maradona ishte më artistik se sa ylli i Barcelonës, Lionel Messi, por mendon se ky i fundit është më efikas.
“Ne e gjykojmë Maradonën duke u bazuar në gjithë karrierën e tij, derisa Messi është vetëm 24-vjeçar. Fakti se ne tashmë i krahasojmë ata dy është lavdërim për atë që Lionel ka arritur”.

“Nëse duhet t’i dallojmë ata, mund të thoni se Maradona ishte më artistik dhe kishte një stil unik, të bukur të lojës. Messi në anën tjetër është më efikas dhe më i qëndrueshëm. Ai është i rrezikshëm secilën herë që e merr topin”.

“Nëse ai vazhdon të luajë në këtë nivel, ai sigurisht do ta tejkalojë secilin, përfshirë edhe Pelen”, ka thënë Valdano për Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...