Van Bommel: Juve e di se jemi më të mirë

dardanmiftari | Friday, March 02, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Milanit, Marc Van Bommel, thotë se Juventusi e di se Rossonerët janë më të mirë se ata këtë sezon.

“Kurrë nuk kam parë diçka si kjo në karrierën time (goli i anuluar i Muntarit). Në fund të ndeshjes, Conte më tha se nuk duhet të jem i zemëruar pasi edhe skuadra e tij kishte një gol të anuluar, por ne mund të kishim qenë 2-0 me golin e Muntarit dhe mund të kishin shënuar më shumë pas kësaj”.

“Ndeshja kundër Juventusit na ka bërë mirë neve, në aspektin mental. Nuk ishte mirë ta shohim golin e anuluar të Muntarit, por nëse flasim mentalisht, ne jemi përmirësuar. Tash Juve e di se ne jemi më të fuqishëm”, ka thënë Van Bommel për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...