Villas Boas: Mourinho nuk kthehet

dardanmiftari | Saturday, March 03, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Chelseat, Andres Villas Boas, ka deklaruar se muaji mars do të jetë vendimtar për Blutë e Londrës dhe hodhi poshtë spekulimet për një rikthim të Jose Mourinhos.

“Ka gjithmonë dyshime për punën që na ofrohet në jetë, në timen dhe në tuajën. Secili është më shumë ose më pak në rrezik me rezultatet negative apo pozitive”.

“Vendi i vetëm ku nuk ekziston ende hija e Mourinhos është Barelona. Hija e tij është kudo nëpër botë. Nëse dëshironi të trajnoni një menaxher me virtytet e tij, atëherë të gjithë e duan atë”, ka thënë Villas Boas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...