Wenger: Busquets shtiret se është lënduar edhe kur ai godet
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka akuzuar mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets, se rregullisht trillon lëndime në mënyrë që lojtarët kundërshtarë të ndëshkohen me kartonë.
Francezi konsideron se sjellja e lojtarit spanjoll paraqet dobësi morale, që sipas Wenger, është mjaft e përhapur në futbollin e sotëm.
“Ai është shumë i mençur dhe di si t’i ndihmojë skuadrës. Është bujar dhe taktikisht shumë i fortë”.
“Di si ta shpejtojë lojën me pasimet e shkëlqyera dhe të shpejta. Mirëpo, ai është i mençur: e detyron arbitrin që t’u japë kartonë të verdhë kundërshtarëve në Kampionatin spanjoll”.
“Ai shtiret se është lënduar edhe atëherë kur ai godet. Ai e ka të gjithë dobësinë morale që ndihmon në futboll. Inteligjenca e tij vërtet i ndihmon skuadrës”, ka thënë Wenger për Eurosport.
Category: Futboll
0 Komente