Zyrtare: Interi shkarkon Ranierin
Interi ka bërë të ditur me anë të faqes zyrtare të klubit se strategu italian, Claudio Ranieri, është shkarkuar nga posti i kryetrajnerit të klubit zikaltër, teksa menjëherë Nerazzurët kanë emëruar trajnerin e ri.
Ranieri ishte edhe ashtu nën presion të madh, ndërsa humbja nga Juventusi të dielën mbrëma ishte e pa falshme për teknikun nga Roma, të cilit iu tregua dera nga presidenti Massimo Moratti.
Menjëherë është emëruar trajneri i ri dhe ai është Andrea Stramaccioni, i cili ditë më parë u shpall kampion i Evropës me ekipin e të rinjve të Interit.
Stramaccioni është trajneri i pestë i Interit brenda dy sezoneve që prej largimit të Jose Mourinhos drejt Real Madridit.
Category: Futboll
0 Komente