Adriano: Mendova pensionimin

dardanmiftari | Saturday, April 07, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Interit, Adriano, ka pranuar se ai ka menduar që të pensionohet pas lëndimit të fundit të pësuar, i cili e mbajti jashtë fushave për tri muaj.
30 vjeçari është lidhur me një kalim nga Corinthians te Flamengo, por para transferimit problem do të jetë dëmtimi i tij, i cili e goditi rëndë në moral ‘perandorin’.

“Tani për tani duhet të qetësohem. Unë kam biseduar me familjen. Nëna më tha që të pensionohem. Unë thashë se nuk është koha për këtë. Unë kam qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Ne duhet të jemi të sigurtë. Unë do të operohem. Unë mendoj që të vazhdoj futbollin, por gjithçka varet në atë se si do të shkojë rikuperimi. Përndryshe, ne duhet të mendojmë për një zgjidhje tjetër”, ka thënë Adriano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...