Adriano operohet të premten
Sulmuesi brazilian, Adriano, të premten (13 prill) do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në tendinin e Akilit.
Ish-sulmuesi i Interit dhe Romës aktualisht është pa skuadër, pasi Corinthians lejoi largimin e tij për shkak të problemeve brenda dhe jashtë fushe.
Ndërkohë, pritet që Flamengo t’i ofrojë një kontratë, megjithatë drejtuesit e këtij klubi presin riaftësimin e plotë lojtarit për ta bërë këtë.
Category: Futboll
0 Komente