Allegri: Barca, ende më e mira

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka lëvduar Barcelonën para supersfidës kthyese që zhvillohet të martën mbrëma në Camp Nou, duke thënë se Blaugranët janë më të mirët.
“Nuk kemi pasur aq shumë kohë për t’u përgatitur taktikisht për ndeshjen, sepse ne kemi luajtur çdo të tretën ditë. Ne do ta bëjmë këtë në Barcelonë. Për çdo rast ne kemi luajtur ndaj tyre vetëm javën e kaluar dhe ne jemi të gatshëm”.

“Barcelona është ende ekipi më i mirë në botë, por do të ketë momente kruciale të cilat do të jenë vendimtare për sfidën. Unë pres që Barca të jetë në formën më tëmirë. Unë nuk po mendoj shumë për rezultatin final, mund të përfundojë me rezultat 0-0 dhe të shkojmë në penalti edhe pse dyshoj se kjo do të ndodhë”, ka thënë Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...