Alonso: Sulmi i Bayernit, i frikshëm

dardanmiftari | Sunday, April 15, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, mezi pret ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, mirëpo ka paralajmëruar për rrezikun që mund të sjellë ofensiva bavareze.
“E njohim mirë Bayernin dhe mendoj se kanë potencial të duhur në sulm falë kualitetit dhe lojtarëve të talentuar që mund ta thyejnë mbrojtjen tonë. Do të mundohemi që t’i mbajmë nën kontroll sa më shumë që mundemi”.

“Presim një rezultat të mirë në ndeshjen e parë dhe padyshim që nuk duam të humbim. Duam të shënojmë një gol si mysafir që të kemi avantazh në ndeshjen kthyese”.

“Do të ishte mirë të fitonim ose të barazonim, por qëllimi ynë është të fitojmë”, ka thënë spanjolli për bwin.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...