Barça, -4 para El Clasicos

dardanmiftari | Saturday, April 14, 2012 | 0 Komente

Lionel Messi ka arritur të shënojë fitore ndaj Levantes me rezultat 2-1, duke mbajtur klubin e tij Barcelonën në luftë për titull të kampionit në La Liga pasi arriti që të kthejë disavantazhin nga pjesa e parë në një sfidë të vështirë të zhvilluar në Stadiumin e Qytetit të Valencias.
Sfida filloi me dominim të Barcelonës, e cila me anë të kombinimeve tentoi të gjente portën kundërshtare. Sidoqoftë, rezistuan mirë vendasit, të cilët arritën të fitojnë dhe një penalti, të cilën me sukses e konkretizoi Barkero pas 23 minutash lojë.

Nuk ishte e vështirë që t’i vëresh fytyrat e ngrysura të katalanasve pas këtij goli edhe pse ata mund të kenë harruar se e kanë në skuadër futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Në pjesën e dytë ringjallet Lionel Messi. Pas një aksioni të mirë, Lionel Messi në mënyrë fantastike me një goditje të bukur shënoi për 1-1 (64’).

Që nga ky moment Barcelona nuk u ndal së kërkuari portën e vendasve për golin e fitores. Ky gol vjen pas një ndërhyrje në zonë, teksa nga pika e bardhë nuk dështoi argjentinasi Lionel Messi, i cili realizoi për 2-1 dhe fitoren e Barcelonës në këtë takim.

Lionel Messi me këtë dygolësh arrin në kuotën e 41 golave në La Liga këtë sezon, i cili pos tjerash ka 63 gola në të gjitha garat këtë sezon me edhe shumë ndeshje të mbetura deri në fund.

Me këtë fitore Barcelona mban diferencën prej katër pikësh me liderin Real Madrid para El Clasicos që zhvillohet të shtunën e ardhshme në Camp Nou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...