Baresi: Barca është favorit

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Milanit, Franco Baresi, beson se Barcelona është favorit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Pas ndeshjes së parë, mendoj se Barcelona është favorit për të vazhduar tutje. Ky nuk është vetëm mendimi im, por është mendimi i përgjithshëm në Itali”.

“Megjithatë, edhe Milani ka një rast të mirë. Gjëja më e rëndësishme është që nuk pranuan gol në San Siro. Ndalja e sulmuesve të Barcës ishte punë e vështirë, por ai qëllim u arrit”, citon AS fjalët e Baresit.

Pas takimit pa gola në San Siro, Barcelona dhe Milani të martën mbrëma zhvillojnë ndeshjen kthyese çerekfinale në Camp Nou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...