Begiristain: Barca ka avantazhin psikologjik

dardanmiftari | Friday, April 20, 2012 | 0 Komente

Ish-drejtori i Barcelonës, Txiki Begiristain, ka deklaruar se ai beson se katalanasit kanë një avantazh psikologjik ndaj Real Madridi në prag të ndeshjes së nesërme El Clasico në Camp Nou.
Blaugranët kanë fituar tre nga pesë ndeshjet e fundit kundër Madridit vetëm në sezonin 2011/12, derisa kanë barazuar në dy tjerat, dhe Begiristain mendon se ndeshjet e mëhershme mund të luajnë rol sërish në takimin e të shtunës.

“Ju duhet t’i shikoni përballjet e mëhershme në mes të dy skuadrave, dhe Barcelona ka avantazh bazuar në rezultatet e mëhershme këtë sezon”, ka thënë Begiristain për EFE.

“Madridi edhe më tej do të kishte një pikë avantazh, por ndjenja se La Liga po u rrëshqet nga duart do të jetë edhe më e madhe. Duke parë 10 pikë avantazh të shkojnë në vetëm një, ndikon në ta”.

“Gjërat vërtet do të bëheshin të nxehta për pjesën e mbetur të sezonit. Të dyja ekipet do të duhej t’i fitonin të gjitha ndeshjet, dhe kjo nuk do të jetë e lehtë”, ka shtuar Begiristain.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...