Bielsa: Bëra gabime taktike

dardanmiftari | Friday, April 20, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Athletic Bilbao, Marcelo Bielsa, thotë se ai gaboi kur e nxori nga loja Ander Herrera gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së mbrëmshme gjysmëfinale të Europa League përballë Sporting Lisbonës.
Bilbao ishte në avantazh 1-0 kur Bielsa, 17-minuta para fundit të takimit e zëvendësoi argjentinasin dhe një minutë më pas baskët pësuan një gol nga Emiliano Insua para se
Diego Capel më vonë të shënojë golin e fitores.

“Skuadra vuajti në mungesë të Herrera. Mendova se ne do të fitonim më shumë topa nëse ata na sulmojnë pasi ne ishim në avantazh në atë moment”.

“Është e qartë se duhet të fitojmë në shtëpi tash, por kjo nuk duhet të shihet si një objektiv i paarritshëm”, ka thënë Bielsa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...