Bielsa plot lëvdata për Llorenten

dardanmiftari | Friday, April 27, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Athletic Bilbao, Marcelo Bielsa, ishte plot lëvdata për sulmuesin Fernando Llorente për rolin e tij në fitoren 3-1 ndaj Sporting Lisbonës në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Europa League.

“Llorente luajti në një formë me të cilën nuk e kam parë kurrë më herët te ky klub. Për më tepër, kjo ishte ndeshja jonë më e këndshme, pasi ishte një lojë kolektive. Isha shumë i kënaqur për lojtarët e mi. I uroj ata dhe u them se ata e merituan këtë”.

“Këto ndeshje u japin lojtarëve një shije të madhe të përgjegjësisë pasi ata dëshirojnë t’i bëjnë tifozët të lumtur dhe kanë frikë mos i zhgënjejnë ata. Andaj ne të gjithë jemi të lehtësuar që kemi shkuar më tej”, ka thënë Bielsa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...