Bulls afër avantazhit të fushës vendore

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Lideri i Konferencës Lindore, Chicago Bulls, i është afruar edhe më shumë sigurimit të avantazhit të fushës vendore gjatë play-offit, duke fituar 92-87 ndaj Indiana Peacers në ndeshjen e parafundit.
Një fitore ndaj Cleveland në ndeshjen e sotme të fundit të sezonit të rregullt, ose një disfatë e San Antonios, Liderit të Perëndimit, do të thotë se Bulls do të ishin skuadra më e mirë e sezonit të rregullt në NBA.

Kyle Korver shënoi pikët më të larta për Bulls, 20, derisa Derrick Rose, i cili ka munguar 26 ndeshje këtë sezon, kontribuoi me 10 pikë dhe shtatë asistime për 27 minuta lojë.

Nga ndeshjet tjera, Orlando ka mposhtur Charlotte me rezultat 102-95 për të siguruar pozitën e gjashtë në Lindje, por shanset e tyre për play-off duken jo të mira me Dwight Howard të lënduar.

New York Knicks, që lufton me Philadelphian 76ers për pozitën e shtatë, ka mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat 99-93, derisa 76ers mposhtën Milwaukee me rezultat 90-85.

Në Konferencën Perëndimore, Denver ka mposhtur Oklahoma Cityn (106-101) dhe është një fitore larg sigurimit të pozitës së gjashtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...