Casillas: Fitore gjigante

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, e ka quajtur fitoren e mbretërve në Camp Nou të shtunën si hap gjigant drejt titullit në La Liga.

“Ne kemi bërë një hap gjigant drejt titullit në La Liga duke mposhtur Barcelonën. Janë edhe shumë pikë për t’u luajtur, por mendoj se duhet të respektojmë kundërshtarët. Është hap i madh ky që kemi bërë”.

“Ne jemi sillur si ekip i vërtetë. Cristiano Ronaldo bëri punë shumë të mirë, por të gjithë luajtën mirë, nga fillimi deri në fund. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme dhe ne arritëm një fitore të vështirë. Ne punuam shumë mirë gjatë gjithë ndeshjes, por kemi vuajtur pasi ata shënuan golin e barazimit. Sidoqoftë, ne reaguam dhe fituam”, është shprehur Casillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...