Chelsea fiton 90 mil. nga finalja

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Chelsea është duke notuar në të holla pas kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve, me ç’rast Blutë regjistruan rekord të fitimeve nga të drejtat televizive.

Daily Mail shkruan se Chelsea ia ka garantuar vetes përfitimet më të mëdha televizive në histori të klubit pas eliminimit të Barcelonës në gjysmëfinale.

Klubi nga Stamford Bridge do të fitojë së paku edhe 45 milionë funte me 2.8 milionë funte tjera shtesë që mund të vijnë në rast të fitimit të trofeut.

Filnalja e madhe e Ligës së Kampionëve zhvillohet në Allianz Arena më 19 maj.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...