Chelsea mposht Barcelonën (VIDEO)

dardanmiftari | Wednesday, April 18, 2012 | 0 Komente

Me rezultat 1-0 në favor të Bluve, ka përfunduar sfida e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, mes Chelseat dhe Barcelonës, që u zhvillua të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge.

Ashtu siç bëjnë gjithmonë, Blaugranët e dominuan ndeshjen që nga minuta e parë, megjithatë ishin Blutë ata që u treguan paksa më të rrezikshëm në fillim të takimit.

Rastin e parë të vërtetë e pati Alexis Sanchez, i cili e paraboloi portierin Cech, por topin e goditi transversalen. Menjëherë pas, John Terry ka mundur t’i dënojë mysafirët, mirëpo nuk u tregua i efektshëm në zonë. Pasiguria në mbrojtje ka mundur t’u kushtojë katalunasve, megjithatë ishte Dani Alves ai që disa herë i shpëtoi dy qendërmbrojtësit, Puyol e Mascherano.

Nga ana tjetër, faza ofensive e mysafirëve vazhdonte të jetë e jashtëzakonshme. Përmendim një rast të mirë të Cesc Fabregas dhe goditjen me kokë të Lionel Messit. Ishte po Fabregas që mundi ta kalojë Barcelonën në epërsi kah fundi i pjesës së parë, mirëpo Ashley Cole shpëtoi gol të sigurt.Përkundër lojës më të mirë të Barcelonës, suksesi në 45 minutat e para ishte në favor të Chelseat. Pas një kundërsulmi të shpejtë të Bluve, Didier Drogba pranoi një top nga Ramires për t’i çuar në ekstazë tifozët vendas (45’+2).

Në gjysmën e dytë skuadra mysafire vazhdoi ta administronte lojën në tentativë për të realizuar, mirëpo mbrojtja vendase ishte shumë e sigurt.

Leo Messi tentoi disa herë që të bënte diçka, por pa sukses. Mbrojtësi i krahut, Adriano, provoi depërtimin dhe goditjen, ndërsa në vend ishte Cech. Nga rastet më të mira të kësaj pjese ishte ai i Alexis Sanchez, kur Fabregas i dërgoi një top të mrekullueshëm, por kiliani u vonua më shumë sa që duhej.

Salomon Kalou ka mundur shumë lehtë ta dyfishojë epërsinë e vendasve, megjithatë e dërgoi topin përmbi portë. Nga ana tjetër, Cech bëri një intervenim vendimtar kur pas një goditjeje të lirë të Messit, Puyol pati rast ta barazonte rezultatin. Një rast të bukur për të shënuar e pati edhe Pedro në minutat shtesë, por topi e goditi vetëm shtyllën.

Ndeshja kthyese që zhvillohet në Camp Nou do të vendosë se kush do të luajë në finale. Kjo nuk është një epërsi që nuk mund ta përmbysë Barcelona, ndërsa pozitive për Chelsean është mospranimi i golit në terren të vet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...