Chelsea serioz për Hazard
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është i gatshëm që të mposhtë të gjithë rivalët për yllin e Lille, Eden Hazard.
People shkruan se Abramovich është duke punuar në transferimin e yllit belg, të cilit është i gatshëm t’ia ofrojë një pagë prej 110 mijë funtesh në javë në një kontratë pesëvjeçare e cila do të mposhtë të gjithë rivalët tjerë për firmën e talentit më të madh në Evropë sot.
Edhe Manchester United, Tottenham, Arsenali dhe Liverpooli janë në kërkim të Hazard.
Category: Futboll
0 Komente