City përshëndetet nga titulli

dardanmiftari | Sunday, April 08, 2012 | 0 Komente

Arsenali me plot meritë e ka mposhtur Manchester Cityn në derbin e kësaj jave në Ligën Premier që u zhvillua të dielën në Emirates. Topçinjtë triumfuan me rezultat 1-0.
Ishte një gjysmë e parë përplot ndërhyrje dhe me gjysmëraste për të dyja palët. Robin van Persie ka mundur të shënojë me kokë, po mos t’ia zinte rrugën bashkëlojtari Thomas Vermaelen.Nga ana tjetër, Balotelli ka mundur t’i kalojë në epërsi mysafirët, ndërsa po ashtu me lehtësi ka mundur të përjashtohet nga ndeshja.

Në gjysmën e dytë, edhe pse nuk ishte një ndeshje spektakolare, siç di të tregojë Arsenali, megjithatë me Van Persien në fushë gjithmonë ka gjasa për të shënuar.

Holandezi rrezikoi disa herë, mirëpo i mungoi konkretizimi. Po ashtu, edhe Vermaelen ka mundur të shënojë, por fati nuk ishte në anën e Topçinjve.Megjithatë, angazhimi i lojtarëve vendas u shpagua në minutën e 87-të. Mikel Arteta e kreu punën vetë për tre pikët e plota të Topçinjve.

Atë që e meritoi shumë më herët, Mario Balotelli e mori në minutën e fundit të kohës së rregullt – kartonin e kuq.

Kjo humbje e lë Manchester Cityn tetë pikë prapa Manchester Unitedit dhe me të drejtë mund të thuhet se titulli u takon Djajve të Kuq.

Arsenali, nga ana tjetër, pozicionohet në vendin e tretë në tabelë me dy pikë më shumë se Tottenhami.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...