Conte: Juve e uritur për tituj

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka shpjeguar se dëshira e klubit për ta fituar Scudetton është intensifikuar në vitet e fundit duke parë rivalët e tyre derisa fitojnë trofe.
Bianconerët mbrëmë ruajtën avantazhin prej tre pikësh ndaj Milanit në krye të renditjes së Serie A pas fitores së vështirë 1-0 ndaj Cesenas.

“Ne jemi në maje të tabelës dhe pasi kemi ndjekur festat e skuadrave të tjera, uria jonë tash është shtuar”.

“Sot [e mërkurë] ne treguam pjekuri: një ndeshje e vështirë dhe një dëshirë për fitore, kundër një skuadra që luftoi deri në fishkëllimën e fundit”.

“Ne dhamë gjithçka. Siç është e pashmangshme kur kundërshtari juaj mbyllet, ne vuajtëm ca më shumë”, ka thënë Conte për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...