De Gea ka vetëbesim
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, beson se David de Gea tash po luan me vetëbesim, pas një fillimi jo të sigurt në Old Trafford.
Portieri spanjoll i kushtoi 21.6 milionë euro Unitedit kur u transferua nga Atletico Madridi në verën e kaluar, mirëpo në fillimin e karrierës me Djajtë e Kuq mori kritika për disa paraqitje jo të mira.
“Ai nuk i lejoji gabimet që ta mposhtnin dhe tash po luan me vetëbesim që është një faktor i shkëlqyer për secilin portier”, u ka thënë Sir Alex gazetarëve.
Ferguson ka pranuar se De Gea u përball me një sfidë për t’u përshtatur në Ligën Premier, ndërsa ka thënë se klubi gjithmonë kishte besuar në cilësitë e tij.
Category: Futboll
0 Komente