Dortmund – Bayern, vendos titullin

dardanmiftari | Wednesday, April 04, 2012 | 0 Komente

Mesfushori ofensiv i Bayern Munichut, Thomas Mueller, mendon se përballja ndaj Borussia Dortmundit mund të vendosë se në çfarë drejtimi do të shkojë gara për titullin e Bundesligas.
Bavarezët gjenden tre pikë prapa liderit të Kampionatit gjerman, ndërsa 22-vjeçari beson se derbi mes dy klubeve nga kreu i tabelës që zhvillohet javën e ardhshme në Westfalenstadion do ta vendosë titullin.

“Dortmundi ka treguar në Bundesliga se mund të reagojë mirë kur është nën presion”.

“Prandaj, lufta për titull është shumë e ngushtë. Ndeshja në Dortmund është vendimtare dhe ky është përqendrimi ynë. Ajo do të përcaktojë se ku do të jemi”.

“Mirëpo, gjithçka është në duart tona. Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet do të bëhemi kampionë”, ka thënë gjermani për Sport-Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...