Guardiola mohon kalimin te Chelsea

dardanmiftari | Saturday, April 28, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka distancuar veten nga spekulimet që e lidhin atë me një kalim te Chelsea, pasi konfirmoi largimin e tij nga Camp Nou.
“Unë kurrë nuk jam takuar me Abramovichin ose me ndonjë zyrtar tjetër të Chelseat. Unë nuk jam i interesuar tani për tani që të drejtoj ndonjë ekip. Dëshira ime është të bëj gjëra tjera, ndoshta në të ardhmen unë do të kthehem në stol, por nuk e di për momentin”.

“Unë nuk kam asgjë për të dëshmuar, unë nuk jam i interesuar që ta dëshmoj veten jashtë Spanjës, pasi do të qëndroj larg futbollit”, është shprehur Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...