Guardiola: Vështirë të arrihet Reali

dardanmiftari | Tuesday, April 10, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka vazhduar me thëniet se skuadra e tij ka gjasa minimale për titullin e La Ligas. Sipas tij, arritja e Real Madridit tash është shumë më e vështirë, sesa kur diferenca ishte 10 pikë.
Blaugranët gjenden në pozitën e dytë në tabelë me katër pikë më pak se Los Blancos, megjithatë Pep thekson se të zgjedhurit e tij nuk do ta kenë aspak të lehtë të shpallen kampionë.

“Ata guxojnë të lëshojnë pikë, por ne nuk mundemi. Është shumë më e vështirë tash, sesa kur ishim dhjetë pikë prapa”.

“Duket se ne kemi gjasa për titull, mirëpo katër pikë janë shumë kundër këtij Madridi. Ka shumë punë për t’u bërë”.

“Asnjë ekip në histori të ligës nuk ka arritur ta përmbysë avantazhin prej dhjetë pikësh kundrejt Madridit”, ka thënë Guardiola në një konferencë për media.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...